Lajme

Çun Lajçi i dëshpëruar thellë me Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 17 May 2017

Artisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi është shprehur thellë i dëshpëruar me Ramush Haradinajn pas lidhjes së koalicionit me PDK-në.

Lajçi përmes një postimi në “facebook” ka thënë se gjatë vizitës në Strasbourg ia ka dhënë një porosi Haradinajt por ai nuk e paska kuptuar, ndërsa ka shtuar se si artist nuk ia ka pas borxh dëshprimin , transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Lajçit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:
” kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!
Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s’me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.
Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.
Ç’krijesë qenka ky soj shqiptari.
A kështu paskan qenë edhe t’parët?
Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera