Fun & Video

“Cullak” në rrugët e qytetit / Prokurori polak në gjendje të dehur del për të blerë birrë, por…

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 13 September 2021

Një prokuror në Poloni pret shkarkimin pas shpërndarjes online së disa fotove të pazakonta ku ai shihet krejt i zhveshur, në gjendje të dehur dhe duke blerë birrë.

38-vjeçari është fotografuar të enjten nga qytetarët në rrugët e qytetit Sëidnica, në jugperëndim të Polonisë, ku ironikisht ai është një prokuror i respektuar. Në njërë prej fotove ai shfaqet teksa ecën drejt kasës së dyqanit duke mbajtur një pako me katër kanaçe birre në dorë.

Pasi kryen pagesën sikur çdo gjë ishte normale, ai largohet në drejtim të një rrugice të parkut të qytetit.

-Advertisement-

Dëshmitarët thanë se ai ishte në gjendje dukshëm të dehur dhe i pavetëdijshëm për veprimet që kryente.

Qytetarët e denoncuan rastin, ndërsa policia e shoqërua prokurorin me akuzën e sjelljeve të turpshme në publik. Prokurori i vënë në siklet ka kërkuar ndjesë për skenat e pakëndshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera