Fun & Video

Çudira shqiptare: Turistit britanik i vendosin në faturë për të paguar edhe bërjen e sh*rrës! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 August 2017

Një kolegu im anglez, pas shumë bisedave të lira me të, sigurisht pas interesimit personal të tij për Shqipërinë dhe fjalëve superlative, këtë vit vendosi të vizitonte bashkë me të shoqen vendin e shqiponjave.

Ai udhëtoi në disa qytete të Shqipërisë dhe ishte mjaft entuziast dhe mjaft i ndjeshëm me celularin e tij, duke pëlqyer, falenderuar dhe ndjerë pozitivitet për Shqipërinë me fotot që ai postonte herë pas here në Facebook.

I pëlqeu ushqimi, mjaft interes kishte për njerëzit, ndjeu bujari, respekt, por nuk nguroi të më pyeste dhe për një faturë që e solli me mesazh.

-Advertisement-

Fatura e tij kishte këtë togfjalësh: “Bërje shurre” në krahun e të cilit ishte dhe pagesa 40 leke.

Fatura me ketë togfjalësh të bënte dhe të qeshësh, por dhe të qash në vetvete.

E pashë me kujdes.

E rishikova përsëri. Nuk dija si të përgjigjesha.

Nuk dija vërtet.

Pas disa ditësh e pashë një të ngjashme të postuar dhe nga E. Hysa në Facebook ku kishte dhe një shtesë tjetër: “Vlera pa TVSh B 20 … 33.33” dhe TVSH B 6,67” ku më pas thuhej se TOTAL Lek 40,00” dhe shkruhej se ishte paguar me “Para në dorë: 40, 00” Jepej dhe numri i regjistrit elektronik, data dhe kuponi tatimor nr. …”

Kjo kishte ndodhur më 16/09/2015, pra dy vjet më parë.

Dhe në këtë kupon nuk mungonte stema e RSH dhe nënshkrimi i Institucionit MF. (F.T)

/Tema/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera