Sport

Cristiano Ronaldo Te Al-Nassr, Operacion Prej 1 Miliard

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 23 December 2022

Në fushë deri 40 vjec, ambasador deri 45. Kjo është e ardhmja që shtrihet para Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Portugezi është shumë pranë pranimit, firma në një kontratë faraonike pritet para përfundimit të këtij viti. Për interesin e Al Nassr, skuadër e Riad e drejtuar nga francezi Rudi Garcia dihej prej kohësh. Ashtu si dhe për gjysëm miliardi euro që i janë propozuar Ronaldos për dy vjet e gjysëm futboll, nga janari 2023 deri në qershor 2025, kur portugezi do të mbushë 40 vjec. 200 milionë eurot në sezon për të cilat flitet prej kohësh përfshijnë pagën dhe të ardhurat nga reklamat, dhe këtu qëndron celsi për pjesën e dytë të akordit.

Arabia Saudite shpreson të fitojë të drejtën e organizimit të Botërorit 2030, (me Greqinë dhe Egjiptin), dhe dëshiron ta bëjë Cristiano Ronaldon njeriun e imazhit, ambasador të turneut, paksa sic Katari bëri me David Beckham në këto vjet. Për këtë arsye kontrata që i është ofruar portugezit arrin deri në 2030, dhe bëhet për një shifër që në kompleks arrin një miliard. Gjysëm miliardi për të luajtur, dhe një gjysëm miliardi tjetër për të lonuar dhe për ti huazuar imazhin e tij kandidaturës arabe.

Oferta duket nga ato që nuk mund të refuzohen, dhe kështu e interpretojnë në Riad ku shpresojnë të japin së shpejti lajmërimin zyrtar të firmave. Maksimumi deri në fund të vitit, edhe pse mund të vijë shumë më parë. Në pritje për ti dhënë miratimin e tij Al Nassr, Ronaldo po shijon disa ditë pushime në Dubai. Pasi u stërvit disa ditë në Valdebebas, qendrën stërvitore të Realit, dicka që kishte bërë të mendohej për një afrim mes palëve për një rikthim të bujshëm në Bernabeu, Ronaldo bashkë me familjen ju drejtua Dubait, lokalitet i zgjedhur dhe në të kaluarën nga portugezi dhe klani i tij për pushimet.

-Advertisement-

Nga Dubai në Riad janë rreth 1 mijë kilometra, distancë që Cristiano është gati ta përshkojë, për të nisur një etapë të re të karrierës së tij deri më tani prestigjioze. Është e qartë se pritshmëritë e Ronaldos kanë rënë, kaloi gjithë verën duke kërkuar një klub që të luante Championsin. Nuk ja doli, dhe kjo solli edhe një kompromentin të mardhënies me agjentin e tij historik Jorge Mendes. Për tu kujdesur për interesat ekonomikë dhe sportivë të Ronaldos hynë në skenë edhe dy porugezë të tjerë, miku i tij i vjetër Ricky Regufe, dhe Antero Henrique, ish drejtor sportiv i PSG.

Ronaldo nisi sezonin e tij në Manchester me humor jo të mirë, dhe pasi shpërtheu kundër klubit që e lancoi në Olimpin Europian në fillim të shekullit, erdhi dhe zgjidhja e kontratës me United. Pastaj edhe një Botëror katastrofik në aspektin sportiv por edhe njerëzor, me prishjen me trajnerin historik Fernando Santos, që dha dorëheqjen pas eleminimit me Marokun. Kristiano Ronaldo ndërkohë nuk e ka lënë kombëtaren, dhe po pret të kuptojë se cili do të jetë trajneri i ri.

Më parë i duhet të gjejë një skuadër me të cilën të vazhdojë të luajë, dhe e vetmja ofertë interesante që ka mbërritur në tavolinëë është ajo e Al Nassr. Klub që është i gatshëm ta peshojë në ar. Në këtë rast Ronaldo do të luante për Championsin aziatik, në një stadium me kapacitet prej vetem 25 mijë vendesh, protagonis i një futbolli në kufijtë e vëmendjes. Por do të fitojë si një sheik, dhe si i tillë do të trajtohet. Dhe nëse do tja dalë të ndihmojë Arabinë Saudite të fitojë të drejtën e organizimit të Botërorit 2030, mirënjohja e vendit arab do të jetë e përjetshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera