Rozë

Cristiano Ronaldo humb njeriun e afërt

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 05 October 2021

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se ka humbur një person të afërt në një moshë të re.

Ronaldo ka treguar se bashkëshortja e një miku të familjes së tij ka ndërruar jetë papritur. CR7 ka ngushëlluar publikisht mikun e tij dhe i premton se do t’i qëndrojë afër ashtu si në çdo vështirësi të tyre.

“Ka raste kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë futbollin. Javën e kaluar, papritur, na la një qenie njerëzore fantastike, Soraia jonë e dashur, një nënë dhe grua e mrekullueshme e një prej miqve më të mirë që jeta më ka dhënë. Asgjë nuk mund të fshijë dhimbjen e vëllait tim José Semedo dhe të gjithë familjes, por ne jemi bashkë, sot si gjithmonë, për të përballuar këtë vështirësi. U prehsh në paqe. Ne nuk do t’ju harrojmë kurrë”, shkruan Ronaldo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera