CR7 te Juventusi, Rummenige: Nuk do të shpenzonim kurrë aq për një 33-vjeçar
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 02 August 2018
Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi vazhdon të diskutohet në ambientet futbollistike.
Fjalën e tij për të gjithë këtë histori e ka thënë edhe shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili nuk e miraton lëvizjen në merkato të Juventusit, që në total shpenzoi 117 milionë euro për sulmuesin 33-vjeçar.
“Ajo e Cristiano Ronaldos është blerja që ka tërhequr më shumë vëmendjen. Unë e kuptoj, është një futbollist që ka fituar gjithçka me Realin e Madridit. Për 5 vite ka qenë lojtari më i mirë në botë. Por, çështjet e marketingut kanë luajtur një rol jo të vogël në transferimin e tij te Juventusi. Gjithsesi, Bayern Munchen nuk do të investonte kurrë kaq shumë parà për një futbollist 33-vjeçar”, tha Rummenigge.
Por, Rummenigge shtoi se vajtja e Ronaldos në Torino do të jetë një impuls i ri për Juventusin.
“U habita që Andrea Agnelli vendosi të ndërmarrë një lëvizje të tillë. Në Itali, kjo blerje ka pasur shumë jehonë. Nga këndvështrimi i Juventusit, transferimi i Ronaldos ka kuptim. Me këtë lëvizje, në Itali shpresohet që të rifitohet vëmendja e të gjithë botës futbollistike”, vijoi Rummenigge.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...