Lajme

Covid-19, rritet frikshëm bilanci në Brazil dhe Meksikë (Shifrat në 24 orët e fundit)

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 18 June 2020

Brazili ka regjistruar 1.269 viktima nga koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa Meksika ka raportuar sot 770 vdekje të tjera.

Brazil:

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil, vendin e dytë më të prekur në botë pas SHBA-së, ka shkuar në 46.510, kurse ai i të infektuarve në 955.377, me 32.188 raste të reja.

-Advertisement-

Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me rreth 46 milionë banorë, ngelet rajoni më i prekur me 191.517 raste dhe 11.521 të vdekur.

Brazili ka tejkaluar Britaninë dhe pas SHBA-së, tani radhitet i dyti në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve.

Aktualisht, Brazili, me mbi 211 milionë banorë, cilësohet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.

Meksikë:

Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë rezultuar 4.930 persona të tjerë, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 159.793, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Meksikë.

Nga ministria thonë se numri i të shëruarve është rritur në 119.355.

Rasti i parë në Meksikë u konfirmua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë nga COVID-19 më 19 mars.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën, ku vendet më të prekura janë SHBA, Brazili dhe Rusia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera