Covid-19/ Rikthimi i kufizimeve, protesta në Beograd
Autori: Gazeta inFokus
07:45 | 08 Korrik 2020
Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19. Të martën Serbia shënoi numrin më të lartë të vdekjeve të konfirmuara në një ditë nga koronavirusi.
Policia hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit e mbledhur para ndërtesës së parlamentit serb. Disa protestues arritën të hyjnë brenda ndërtesës por u nxorën jashtë nga njësitë e policisë. Më herët presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e cilësoi situatën në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike”, pasi spitalet janë tejmbushur.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi për 13 të vdekur dhe 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Pas heqjes së masave kufizuese ndeshjet e futbollit dhe tenisit u luajtën me tifozë. Po ashtu vendi mbajti edhe zgjedhje parlamentare në 21 qershor, me gjithë paralajmërimet e ekspertëve se mbledhjet masive pa distancim fizik mund të çonin në një valë të re infektimesh.
Presidenti tha se qeveria do të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 18 e së premtes deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Ai tha po ashtu se nuk do të lejohen tubime më me shumë se pesë veta së bashku. Kundërshtarët thanë se qytetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e një mbylljeje të sërishme.
Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare. Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdorë mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik./VOA

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
































