Lajme

COVID-19, mblidhen dy komisione, takime edhe me krerët e institucioneve shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 12 May 2020

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vendin tonë.

Në komisionin e parë, anëtarët do të takojnë drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP, Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative, Pashk Buzhala.

Ndërsa, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të ketë diskutim lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.

-Advertisement-

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhjet e këtyre komisioneve do të mbahen pa prezencën e mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera