Lajme

Covid-19, 1644 persona të vdekur në Kosovë gjatë vitit 2021

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 15 December 2021

Në Kosovë prej 1 janarit 2021, e deri sot kanë vdekur 1 644 persona nga virusi Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë këtij viti në Kosovë ka pasur rritje dhe rënie të shpeshta të numri të të vdekurve nga Covid-19, përgjatë periudhave të ndryshme mujore.

Prej të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, muajt me më së shumti raste të të vdekurve janë Gushti dhe Shtatori.

-Advertisement-

Nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjatë muajit Gusht janë regjistruar 238 raste të vdekjeve, ndërsa në muajin Shtator 439 vdekje nga Covid-19.

Ndërsa pas muajit Shtator në Kosovë ka pasur rënie të rasteve të vdekjes nga ky virus.

Në muajin tetor u regjistruan 24 raste të vdekjes, pastaj në muajin nëntor vetëm 7 raste të vdekjes, gjersa prej fillimit të muajit dhjetor janë regjistruar vetëm 4 raste të vdekjes.

Kujtojmë se deri më sot numri i të vaksinuarve me vaksinën kundër virusit Covid-19 është 1 650 945 mijë persona, ku me dozën e parë janë vaksinuar 101 649 mijë persona ndërsa me të dy dozat 774 648 mijë persona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera