Sport

Coutinho do provojë shanset me Xavin, e përjashton si opsion largimin nga Barça

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 17 November 2021

Philippe Coutinho është një nga lojtarët që vazhdon të krijojë polemika te Barcelona, për shkak të performances së tij, por pavarësisht kësaj situate, braziliani nuk ka aspak ndërmend të largohet nga katalanasit, aq më tepër tani që në krye të skuadër ka ardhur Xavi Hernandez.

29-vjeçari iu bashkua katalanasve në vitin 2018 kur u transferua nga Liverpooli për 124 milionë euro, por që nga ai moment mesfushori nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij me fanellën e blaugranave, që sezonin 2019-2020 e huazuan atë te Bayern Munich, të cilët nuk pranuan të ushtronin të drejtën e blerjes së kartonit të brazilianit, i cili u rikthye sërish në Camp Nou.

Largimi i Ronald Koeman mund të hapë një dritare për Coutinho, i cili ka vendosur të mos largohet dhe të luftojë për një vend në formacionin e Xavit, i cili do të vlerësojë vetë çdo lojtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera