Sport

Courtois – Real Madrid, lajmi i fundit nga “AS”

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 07 February 2018
“AS” raporton se ish portieri i Atletico Madridit mund të transferohet në Real Madrid.

Thibaut Courtois mund të largohet nga Chelsea duke u rikthyer në La Ligë.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se ish portieri i Atletico Madridit mund të transferohet në Real Madrid.

Courtois është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

-Advertisement-

Dhe, ai ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij te skuadra kampione në fuqi nga Premierliga, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid kërkon një portier të ri dhe pas vështirësive në arritjen e marrëveshjes me Manchester United për blerjen e David de Geas mund ta kthejë vëmendjen te Courtois, i cili së fundmi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera