Sport

Courtois “nxjerr” gënjeshtar trajnerin e kombëtares: Ja pse u largova nga grumbullimi!

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 20 June 2023

Thibaut Courtois është shndërruar në një çështje në kombëtaren e Belgjikës duke qenë se pas ndeshjes me Austrinë, portieri la grumbullimin. Mediat pretenduan se bëhej fjalë për një hatërmbetje të gardianit të Real Madrid me trajnerin Domenico Tedesco, i cili në mungesë të Kevin De Bruyne i kaloi shiritin e kapitenit Romelu Lukakut.

Një vendim që nuk u miratua nga Courtois, teksa në konferencë për shtyp para ndeshjes me Estoninë trajneri Tedesco konfirmoi mediat duke theksuar se Courtois ishte larguar pikërisht për çështjen e shiritit të kapitenit. Gjithsesi, këtë version e hedh poshtë vetë portieri 31-vjeçar i cili del kundër teknikut Tedesco ndërsa shprehet se ai u largua nga kombëtarja për shkak të një dëmtimi në gju.

“Jam shumë i zhgënjyer me ato që thotë trajneri pasi nuk tregohet e vërteta. Të jesh apo të mos jesh kapiteni i Belgjikës nuk është një çështje që reflekton dëshirën personale të dikujt, për këtë vendos trajneri dhe më pas është ai që i thotë vendimet skuadrës. Këtë kam dashur t’ia bëj të qartë edhe trajnerit, por mesa duket nuk e ka kuptuar dhe kjo do të thotë se unë nuk e kam arritur qëllimin tim.

-Advertisement-

Kam bërë një kontroll së fundmi sepse kisha probleme me gjurin. Stafi mjekësor i klubit tim si dhe ata të kombëtares kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe në fund dolëm në përfundimin se do të ishte më mirë që të mos e vazhdoja grumbullimin me kombëtaren”, shprehet Courtois.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy