Sport

Courtois josh Eden Hazard, ja ç’thotë për kalimin e tij te Real Madridi!

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 14 February 2019

Thibaut Courtois vendosi të largohet nga Chelsea këtë verë, për ta provuar fatin e tij te Real Madridi. Kjo ndodhi pas disa muajsh kontakte të tensionuara me klubin blu. Portieri la në “Stamford Bridge” një mik të madh, edhe në kombëtaren belge: Eden Hazard (28 vjeç).

Sidoqoftë, ai shpreson se verën e ardhshme do të takohen përsëri. Këtë herë te Real Madridi. Courtois thotë se nuk e di nëse klubi i bardhë e ka Hazard në agjendën e tij, por e vërteta është se do ta donte në skuadrën ku vetë luan: “Do të ishte mirë për Hazardin që të nënshkruante me Real Madridin, por nuk mund të them shumë më tepër për këtë.

Është diçka, që duhet ta vendosë ai. Edhe Real Madridi, sepse nuk e di nëse e ka në plane. Ajo që unë di me siguri lidhet me vetë Hazard. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe një mik i madh për mua”, – tha portieri i “Los Blancos” për mikrofonët e VTM.

-Advertisement-

Futbollisti belg e përfundon kontratën me Chelsea në verën e vitit 2020 dhe duket se nuk arritur marrëveshje rinovimi. Hezitimi është i madh, sidomos duke e ditur se Real Madridi e konsideron atë nënshkrimin e përsosur për të kompensuar largimin e Cristiano Ronaldos, verën e vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera