Sport

Courtois i gatshëm për kalim tek Real

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 28 December 2017

Gardiani belg tashmë ka vendosur të transferohet në Santiago Bernabeu, ndërsa për këtë gjë tashmë janë njoftuar edhe zyrtarët e skuadrës spanjolle.

Persona të afërt me Thibaut Courtois i ka thënë zyrtarëve të Real Madrid se gardiani tashmë ka vendosur të kalojë në kryeqendrën spanjolle.

Portieri i Chelsea ka kontratë që skadon pas 18 muajsh, ndërsa raportohet se ka marrë përgjigje pozitive nga kampi i Los Blancos.

-Advertisement-

Numri një i portës së Sevilla, Sergio Rico dhe ai i Atletico Madrid, Jan Oblak, janë duke u përcjellë nga Antonio Conte, si zëvendësime, nëse belgu lë Blutë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera