Sport

Costa befason me vendimin e fundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 07 September 2017

Diego Costa ka refuzuar ofertën e Fenerbahçes. Ai do të mbetet në Chelseas të paktën deri në janar

Aykut Kocaman, trajneri i Fenerbahçes, e ka pranuar se Diego Costa ka refuzuar transferimin në Stamboll, ku afati kalimtar është i hapur deri të premten pasmesnatës.

“Ne ishim shumë afër për të nënshkruar me Diego Costa, por tani ne jemi larg,” ka deklaruar Kocaman, raporton Goal.com, përcjell Express.

Kështu, Costa do të mbetet në Chelseas të paktën deri në janar. Por, ai ka refuzuar t’i bashkohet Chelseas në stërvitje, dhe për momentin po qëndron në Brazil.

-Advertisement-

Antonio Conte e ka regjistruar Costan në Premierligë, derisa e ka lënë jashtë listës për Ligën e Kampionëve, pasi gjatë janarit pritet të bëhet me klub të ri.

Reprezentuesi i Spanjës pritet që gjatë janarit të rikthehet në Atletico Madrid. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera