Coronavirusi bën mutacion më ngadalë se gripi: Përse është lajm i mirë dhe çfarë thonë ekspertët
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 28 March 2020
Ky përfundim i ekspertëve i ka dy implikime dhe që të dyja janë pozitive. Kjo do të thotë që virusi është stabil në formën momentale dhe me siguri nuk do të bëhet më i rrezikshëm duke u përhapur
Piter Thielen specialist i gjenetikës molekulare në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë për Washington Post që analiza e mijëra mostrave të coronavirusit ka treguar vetëm 4 – 10 dallime midis llojeve të cilat kanë infektuar amerikanët dhe atyre të cilat kanë infektuar kinezët në fillim të vitit, transmeton Telegrafi.
Në këtë moment, shkalla e mutacionit sugjeron që vaksina kundër koronavirusit merret njëherë, për dallim nga vaksina kundër gripit, e cila merret çdo vit”, ka thënë ai.
Më stabil se gripi
Të gjitha viruset me kalimin e kohës bëjnë mutacion. Duke u shumuar, gabimet ndodhin në kodin e tyre gjenetik, ndërsa pastaj përhapen nëpërmjet popullimit të virusit.
Mutacionet e tilla ndajnë virusin në lloje të ndryshme, mirëpo shpesh nuk ndikojnë në atë se sa është i infektueshëm dhe se sa lehtë përhapet.
Mirëpo, mutacioni u ndihmon shkencëtarëve të ndjekin se si viruset lëvizin nëpër popullatën njerëzore – ato janë sikur thërrmija gjenetike të bukës të cilat lënë gjurmë.
Duket që coronavirusi i ri nuk bën mutacion. Ndryshimet suptile në gjenom kanë ndodhur, ndërsa virusi është shfaqur në formë të njëjtë kudo që është përhapur në botë. Çdo lloj pothuajse është identik.
Andrew Rambaut, biolog molekular evolutiv në Universitetin Edinburg, ka thënë që coronavirusi akumulohet në përqindjen e një deri në dy mutacione në muaj.
“Kjo është rreth dy deri në katër herë më ngadalë se grupi”, ka shtuar ai.
Megjithëkëtë, virusi i gripit bën mutacion një herë në 10 ditë nëpërmjet gjenomit të tij.
Shumica e atyre mutacioneve janë të parëndësishme, mirëpo herë pas here ndodhin edhe ato të cilat ndikojnë në aftësinë e imunitetit të njeriut që të mbrohet nga gripi.
Kjo është arsyeja përse vaksinat e reja kundër gripit bëhen çdo vit, ose edhe përse ato nuk janë plotësisht efikase.
Mirëpo, nëse është për t’u besuar njohurive të deritashme kjo në rastin e coronavirusit nuk do të jetë e domosdoshme, sepse ai nuk do të bëjë mutacion çdo vit.
Tani për tani parashikimet thonë që coronavirusit do t’i nevojiten disa vjet që të bëjë mutacion aq shumë sa që të kërkojë vaksinë të re, shkruan Business Insider.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...