Sport

Conte tradhton Interin, merr drejtimin e kësaj skuadre

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 13 April 2019

Antonio Conte kohet e fundit është përfolur si trajneri i ardhshëm i Interit.

Por Conte ka nisur negocimin me Romën, duke krijuar mundësinë që ai të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës kryeqytetase sipas gazetave “Il Tempo” dhe “La Republica”.

Mediet në fjalë kanë shpjeguar se drejtues e Romës tashmë e kanë kryer një takim zyrtar me trajnerin italian dhe pritet të avancohet më tej, për të diskutuar detajet e kërkesë-ofertës.

-Advertisement-

Problemi i vetëm që kanë klubet është paga e lartë që Conte kërkon, janë plot 10 milionë euro në sezon që duhet të shkojnë për trajnerin, i cili mund të jetë pasuesi i Claudio Ranierit, i cili mori drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Eusebio Di Francesco.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera