Sport

Conte: Nuk kam oferta nga klubet italiane

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 31 January 2019

Trajneri italian pret fundin e stinorit për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.

Antonio Conte ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij si trajner, por ai është i sigurt se do të kthehet në stolin e ndonjë skuadre me të përfunduar sezoni aktual.

Zërat e fundit e çojnë te Inter, për ta zëvendësuar Luciano Spallettin. Megjithatë Conte, sqaron se asnjë klubi italian nuk e kontaktuar deri më tani.

-Advertisement-

“Interi?Janë vetëm thashetheme. Nuk ka pasur kontakte me klubin dhe as me vetë Marotan. Më besoni”, ka deklaruar Conte.

“Klubet italiane nuk më kanë kontaktuar. Nuk do të më shihni askund këtë sezon. Do të shohim më vonë”.

“Do të preferoja qetësi, pa u nxituar. Është herët, dua të pres mundësinë e duhur. Faktorët vendimtarë në zgjedhjen time janë dy: rëndësia e projektit dhe mbi të gjitha entuziazmi. Do të pranoj propozimin që do të më jap më shumë gëzim”, ka theksuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera