Sport

Conte: Nëse përfundojmë në këtë pozitë do të ishte një sukses për ne!

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 29 December 2017
Antonio Conte beson se përfundimi i Chelsea në njërën nga katër vendet e para të Premierligës, do të ishte një sukses pas daljes nga gara për titullin e Premierligës.

Kampionët e Premierligës të shtunën në ‘Stamford Bridge’ takohen me Stoke Cityn, ku kërkojnë fitoren për të ngushtuar diferencën prej 16 pikëve me liderët e Manchester Cityt.

Trajneri Chelsea tashmë është pajtuar me humbjen e mundësive për të qenë në garë për titull, derisa është fokusuar në Carabao Cup, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, ku i pret Barcelona.

“Unë mendoj se në këtë ligë, të përfundojmë në top katër do të konsiderohej një sezon i suksesshëm”, ka deklaruar Conte në konferencën për shtyp.

-Advertisement-

“Kjo është e vetmja ligë që ka gjashtë skuadra që çdo sezon luftojnë për titull. E pastaj vetëm katër vende janë për Ligën e Kampionëve dhe dy për Kupën e Evropës”

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy