Sport

Conte dëshpëron Moratan

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 11 August 2017

Alvaro Morata mund të mos debutojë në Premierligë të shtunën ndaj Burnley, ai do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili u transferua te Chelsea nga Real Madridi për 80 milionë euro, nuk do të jetë titullarë në sfidën e parë të Premierligës ndaj Burnley.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, sipas të cilit, Morata po punon mirë, por ka nevojë për kohë.

“Alvaro po punon mirë dhe është përmirësuar shumë në 10 ditët e fundit. Morata ka nisur të kuptojë se çfarë dua nga ai, por ka nevojë për kohë që të adaptohet. Për mua, sulmuesi ka një rol shumë të rëndësishëm dhe është e rëndësishme për ta që të dinë si të vendosen”, deklaroi Conte.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera