Sport

Conte deklaroi se dëshiron përforcime, Marotta jep përgjigjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 29 October 2019

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në “San Siro”, në sfidën ndaj Parmës, dhe çoi dëm një mundësi të artë për t’i rimarrë kreun Juventusit. Pas sfidës trajneri Antonio Conte ngriti alarmin për organikë të cunguar, duke sinjalizuar kështu drejtuesit që ekipi ka nevojë për përforcime.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Giuseppe Marotta-s, ku në një intervistë për mediat italiane, tha se te Interi janë optimistë për merkaton e janarit.

“E nisëm këtë rrugë për t’u rritur gradualisht dhe deri tani puna e Contes është mjaft e mirë. Kemi ndërtuar një grup të unifikuar, që punon shumë, por natyrisht që e ndjejmë nevojën për të përforcuar edhe më shumë skuadrën. Jemi optimistë për merkaton e janarit dhe shpresojmë të kënaqim dëshirat e trajnerit, duke respektuar edhe parametrat ekonomikë të klubit”, tha Marotta.

-Advertisement-

Gjatë kësaj faze të parë të sezonit, zikaltërit kanë ndjerë mungesë në mesfushë ku Brozoviç dhe Barella po luajnë çdo ndeshje, ndërsa Sensi u ndal vetëm nga dëmtimi. Sipas mediave italiane drejtuesit e Interit do të tentojnë të ofrojnë në merkaton e janarit njërin midis Vidal dhe Nemanja Matiç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera