Sport

Conor McGregor e mëson të birin 5 muajsh si të luftojë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 31 October 2017

Ylli i UFC, Conor McGregor, ka treguar se tashmë është duke e mësuar të birin e vet si të luftojë, përkundër faktit se ai është vetëm pesë muajsh.

McGregor megjithatë thotë se nuk ka asnjë qëllim ta detyrojë  Conorin e vogël t’i futet sporteve si MMA apo bosk, raporton Irish Mirror, përcjell Express.

Ai thotë se po e mëson të birin se si të arrijë gjëra të mëdha dhe për ta mbrojtur veten gjersa rritet.

-Advertisement-

“Kam një bir tani. Kur të rritet do të fus në sport. Mendoj se sporti është gjëja më e mirë që mund ta bësh”, ka thënë ai.

“Tashmë kam nisur ta trajnoj. Është vetëm pesë muajsh por mund të rrijë në këmbët e veta,” ka shtuar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera