Sport

Coman rinovon kontratën me Bayernin deri më 2023

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 21 December 2017

Pas transferimit të Sandro Wagner ka ardhur një tjetër lajm pozitiv nga FC Bayern.

Sipas informacioneve të Bild, rekordmenët gjermanë kanë rinovuar me 21-vjeçarin Kingsley Coman.

Që prej verës së ardhshme francezit do të rritet rroga pas ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë në Munich deri në 2023. Më në fund thashethemet mbi një largim të mundshëm të lojtarit do të zhduken.

-Advertisement-

Coman u bë 100% bavarez vetëm gjatë verës së kaluar. Pas dy viteve në formë huazimi nga Juventus, torinezët kanë marrë paratë e transferimit përfundimtar të lojtarit.

Nën drejtimin e Jupp Heynckes francezi ka gjetur një vend titullari dhe po shijon një formë të mirë. Kjo ishte arsyeja pse Bayern ka blinduar lojtarin për pesë vitet e ardhshme.

Coman shihet nga drejtuesit e Bayern si pasardhësi i Franck Ribery, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme. Por bisedat për rinovimin e kontratës së tij pritet të nisin në fillim të vitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera