Çollaku: Shteti i Kosovës duhet t’u gjejë punë veteranëve
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 16 June 2022
Gjenerali shqiptar në pension në Kroaci, Esad Çollaku, ka folur në lidhje me atë se si është përcaktuar çështja e veteranëve në Kroaci.
Çollaku jep një rekomandim se si mund të zgjidhej problemi me veteranët në Kosovë, sipas tij, shteti i Kosovës duhet t’u jap mundësi që të punësohen.
“Vetëpunësimi është mjeti më i madh ekonomik, që mund ta bëjë një shtet për veteranët e luftës, ne sot i shohim autostradat e Kosovës duke degraduar, dhe askush nuk e formon një kompani, që mund t’i mirëmbajnë, në këtë kompani do të punësoheshin me qindra veteranë duke i mirëmbajtur rrugët e Kosovës. Veteranit duhet t’i gjejmë punë, veteranët duhet t’i aftësojmë për punë, në administratë të shtetit, në kompani të shtetit, këto duhet ti bëjë shteti”, është shprehur Çollaku në Rubikon.
Tutje, ai theksoi se politika është duke manipuluar me veteranët.
“Ndajë një dhimbje të madhe me gjithë ata protestues që protestuan para shtëpisë më të madhe të ligjvënësve, para parlamentit të Kosovës, duke kërkuar bukën e gojës, po më duket që politika është duke manipuluar me organizatën e veteranëve dhe veteranët e Kosovës, duke i bërë ata për nevojat e përditshme për vete dhe politikë ditore”, theksoi ai.
Çollaku tregoi edhe si e ka zgjidhur problemin Kroacia, dhe si ata nuk kanë probleme sot.
“Kroacia ka zgjidhur problemin shumë më herët, pikë së pari e ka zgjidhur me invalidët e luftës dhe veteranët, të cilët kanë qenë të zënë robër dhe dëshmorët, të cilët përfitojnë benifite të ndryshme në bazë të shkallës së invaliditetit dhe pozitës që ka pasë gjatë luftës”
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...