Sport

Çmimi i pabesueshëm i orës fatsjellëse të Rafael Nadal (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 08 September 2017
Bëhet fjalë për një dhuratë që tenistit spanjoll i është bërë nga “Richard Mille”, që e ka prodhuar këtë orë posaçërisht për të.

Rafael Nadal është rikthyer në formën e tij më të mirë në moshën 31-vjeçare dhe duket se meritë për këtë ka pasur edhe ora e tij fatsjellëse të cilën e mban në dorë gjithmonë.

Bëhet fjalë për një dhuratë që tenistit spanjoll i është bërë nga “Richard Mille”, që e ka prodhuar këtë orë posaçërisht për të.

Me ngjyrat e flamurit spanjoll, kjo orë ka vetëm 50 ekzemplarë në shitje dhe një çmim marramendës prej 800 000 eurosh, transmeton “Top Channel”.

-Advertisement-

Aktualisht, Rafael Nadal është numri 1 i botës në tenis për meshkuj dhe do të luajë gjysmëfinalet e US Open ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera