Lajme

Çmimi i vajit në Londër afërsisht trefish më i lirë se në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 10 March 2022

Rritja e çmimit të vajit dhe produkteve tjera esenciale në Kosovë ka ngjallur shqetësime tek të gjithë qytetarët e vendit, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërkohë që çmimi i vajit në Londër aktualisht është vetëm 1.09 paund, ose 1.30 euro për litër, në Kosovë në histerinë e rritjes së çmimeve, vaji është ai që ka pësuar rritje enorme të çmimit, ku çmimi për një litër ka shkuar deri në 3.49 euro.


Kujtojmë se rritja e ndikuar e çmimit të naftës në gjithë botën nga lufta Rusi-Urainë, ka ndikuar edhe në rritje të produkteve bazë, por në vendin tonë ka rritje të frikshme të çmimeve të produkteve esenciale, të cilave u prinë rritja e çmimit të vajit.

-Advertisement-

Kujtojmë se edhe standardi jetësor në Kosovë është larg më i ulët se ai në Evropë dhe Britani të Madhe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera