Çmimi i energjisë elektrike ka rënë ndjeshëm
Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 31 October 2022
Gjatë këtij viti, posaçërisht në muajin gusht, Kosova ishte përballur me një nga vështirësitë më të mëdha që nga koha e pavarësisë e që ishte mungesa e energjisë elektrike.
Si pasojë e kësaj, kishte reduktime të rrymës, 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.
Për shembull, të gjitha shtetet në rajon dhe Evropë paguanin me qindra euro veç për një megavat orë, që t’i siguronin qytetarët me energji elektrike, gjatë asaj kohe.
Nëse marrim rastin e Kroacisë dhe Serbisë që janë pjesë e rajonit tonë, meqenëse Kosova nuk figuron në faqen e cila tregon qartë çmimet e blerjes së energjikë elektrike, atëherë vetëm për datën 29 gusht, këto dy vende kanë paguar 749 euro, respektivisht 699 euro për megavat orë (MWh).
Krahasuar me periudhën me të cilën gjendemi, atëherë shohim se gjendja është përmirësuar dhe çmimi i energjisë elektrike ka rënë në shifra goxha të ulëta.
Rrjedhimisht, çmimet e energjisë në berzat ndërkombëtare janë më të ulëta dhe stabile se ç’kanë qenë.
Lëvizjen e tyre e ka shkaktuar fillimisht COVID-19, ndërsa hov të madh kanë marrë edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.
Por, sipas ueb-faqes euenergy.live, e cila ofron qasje falas në çmimet më të fundit të energjisë elektrike në Evropë, shihet se nëse e krahasojmë periudhën verore me atë të tashme shifrat janë jashtëzakonisht të dallueshme.
Kësisoj, për datën 31 tetor, Kroacia dhe Serbia mund të blejnë energji elektrike me një çmim prej 149 euro dhe 145 sosh.
Megjithatë, në Kosovë është paralajmëruar një dimër i vështirë për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.
Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.
Pavarësisht ndihmesës me import, qytetarët janë përballur shpesh me reduktime të rrymës, sidomos në dhjetor – për çka ekspertët e çështjeve energjetike kanë fajësuar autoritetet vendimmarrëse për, siç kanë thënë, mungesë strategjish.
Të tjera
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...
-
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën
Të dielën janë shënuar dy aksidente trafiku në kryeqytet. “Rr. Xheladin Re...