“Çmimet e derivateve në qiell” ja në sa euro shkoi sot një litër në vend

Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 30 March 2022
Një litër naftë në Kosovë sot gjatë ditës ka kapur shifrën 1 euro e 68 centë.
Për këtë është ankuar edhe ish kryetari i Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri. Ai në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi të një popme derivatesh dhe çmimin e litrit, duke thënë se çmimet kanë shkuar ne qiell.
Derisa për këto çmime ai e ka akuzuar edhe ekzekutivin e Kosovës duke thënë se qeveria po fle dhe nuk po merr asnjë masë për këto çmime.
“Çmimet e derivateve në qiell, 1.68 €, 1/l naftë sot 😕Qeveria në gjumë, asnjë masë, asnjë veprim!”, shkruan ai.
Sot gjatë ditës u raportua që litri i derivateve ka shkuar deri në 1 euro e 69 centë. E për këtë ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të cilët fajin për këtë u kanë lënë tregtarëve.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, thuhet në reagim./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar për vdekjen...