Çmenduri në Zvicër/ Të dëshpëruar për forcë punëtore, pronarët ndajnë fitimet me kamarierët! Paga deri në 17 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 04 September 2023
Në brigjet e liqenit të Zyrihut ndodh e pabesueshmja.
Kamarierët për sezonin e verës arrijnë të fusin në xhep aq të ardhura sa mund të përballojnë jetesën pa punuar për të gjithë muajt e vjeshtës, për t’mos thënë gjithë vitin. Disa betohen se kanë fituar deri në 16,500 franga – afro 17,250 euro – vetëm në muajin qershor. Pa llogaritur shpenzimet.
Në realitet, megjithatë, një çështje e tillë ha debat, pasi rastet që shërbimi të arrijë të fitojë shuma kaq marramendëse janë mjaft të izoluara.
Shkak për fitimet e majme në këtë rast, sipas Corriere Della Sera, është bërë strategjia e ndjekur nga dy sipërmarrës zviceranë, të cilët pasi u përballën me mungesën e stafit vendosën që të indeksojnë pagat e punonjësve në varësi të xhiros së bizneseve.
Punonjësit e servisit të tavolinave meshkuj dhe femra kanë grumbulluar, pa TVSH, midis 7 dhe 8% (përqindja ndryshon nga vendi në vend) të arkëtimit total mujor për person.
Michel Péclard, njëri prej biznesmenëve shpjegoi se të gjithë kamerierët që punojnë në bizneset e tij, marrin nga 8 deri në 12 mijë franga në muaj; pa përfshirë këtu pagën minimale prej 3750 frangash të garantuar në kontratë. Kjo strategji, sipas tij, e nxit të gjithë stafin që të punojë njësoj sikur restoranti të ishte i tyre. “Ndërkohë rroga prej 16,500 është më e larta deri më tani, e fituar nga një kamerier”- thotë Péclard.
Megjithatë, strategjia e ndjekur nga dy pronarët e disa restoranteve në këtë zonë, nuk është e duhura shprehen përfaqësues të shoqatës tregtare GastroSuisse. “Pagat e bazuara në qarkullimin e të ardhurave mund të jenë sigurisht një zgjidhje”- tha presidenti i GastroSuisse Casimir Platzer, ndërsa e cilësoi rastin tejet shpërqëndrues dhe jo profesional.
Platzer argumenton se nuk mund të imagjinohet shtrirja e këtij modeli në të gjithë fushën pasi në restorantet e vetëshërbimit, ndër të tjera, mungojnë kushtet e përshtatshme dhe “çdo restorant duhet të vlerësojë nëse kjo zgjidhje është adekuate apo jo”.
Unia, sindikata ndërprofesionale zvicerane, thotë se nuk është kundër “faktit që pagat më të larta paguhen në varësi të xhiros“, por duhet bërë një pyetje: “A marrin bashkëpunëtorët një pjesë të arsyeshme të fitimeve? Po pronari i resorantit a kufizohet ai në transferimin e rrezikut të tij të biznesit tek të tjerët?”.
Zona e Liqenit të Zyrihut në Zvicër është më e frekuentuara nga turistët, kryesisht italianë, dhe jo vetëm.
Të tjera
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...
-
Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. ...
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...