Sport

Çmenduri në Munich pas shortit të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 14 April 2018

Bayern Munich pasi ka marrë vesh për gjysmëfinalistin kundërshtarë është bombarduar nga kërkesat për të blerë biletat e ndeshjes ndaj Real Madrid të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

Hiç më pak se 250 mijë kërkesa kanë arritur brenda 24 orëve për të parë ndeshjen kundër Real Madrid, që nënkupton se Bayern do të kishte  mundësi të mbushte stadiumin “Allianz Arena” më shumë se tri herë.

Biletat do të kushtojnë nga 40 deri në 150 euro.

-Advertisement-

Në ndeshjen e parë nga 66 mijë 500 bileta në dispozicion, Bayern do të mund të shes vetëm 28 mijë sosh. Arsyeja është se 35 mijë bileta iu përkasin shikuesve të  abonuar të Champions League.

Real Madrid në ndeshjen e parë do të këtë vetëm 3 mijë 917 bileta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera