Sport

Çmenduri në “Fadil Vokrri”, më këtë mbyllet ndeshja Kosova – Maqedonia e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 08 April 2019

Kosova dhe Maqedonia e Veriut në konkurrencën e femrave kanë barazuar me rezultat 3 me 3.

Kosova shënoj e para me Ukën e më pas edhe me Reçicën për epërsinë 2 me 0.

Por kur gjithçka u duke se do jetë e lehtë për kosovaret, ashtu nuk menduan kundërshtaret.

-Advertisement-

Së pari Maqedonia e Veriut ngushton epërsinë e më pas e barazon rezultatin në minutën e 71-të, ndërsa e pabesueshmja ndodhi në minutën e 91-të, kur maqedonaset kalojnë në epërsi 2 me 3.

Por tre minuta më pas në aksionin e fundit të ndeshjes, vashat dardane, me anë të Memetit barazojnë rezultatin në 3 me 3, që ishte edhe rezultati final i takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera