Sport

‘Çmendet’ Drita, këto janë super-premitë nëse dalin kampion

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 14 May 2018

Prishtina dhe Drita janë dy skuadrat të cilat do të përballen në javën e fundit të Superligës, ku edhe do të vendoset Kampioni i Kosovës, shkruan infokusi.

Sigurisht se kjo do të jetë përballja e stinorit 2017/18.

Është pikërisht rivali i Prishtinës, Drita që do ta ‘zbrazë’ arkën e klubit nëse dalin kampion.

-Advertisement-

LEXO EDHE: FFK-ja sqaron situatën rreth stadiumit të Prishtinës

Zëdhënësi i klubit gjilanas, Gentrit Murseli ka konfirmuar për KTV shumën e ‘çmendur’ që do t’i ndahet stafit dhe futbollistëve.

“Drita e këtij edicioni është Dritë e rekordeve. Kemi rekordin pa humbje, do ta kemi rekordin e shikueshmërisë në ndeshjen e fundit dhe do ta kemi edhe një rekord sa i përket premive. Premia ku përfshihen stafi dhe lojtarët është me e lartë se 150 mijë euro”, është shprehur Murseli.

Kësisoj, nga llogaritjet i bie që një futbollist t’i marrë rreth 7 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera