Sport

“Çmendet” Al-Ittihad, një delegacion me ofertë mbi 200 mln euro për Salah mbërrin në Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 05 September 2023

Jurgen Klopp ishte i qartë, Mohamed Salah nuk do të largohet nga Liverpooli pavarësisht ofertave të të paraqitura nga Al-Ittihad, klubi që tashmë ka blerë N’Golo Kante, Karim Benzema dhe ishin e “The Reds”, Fabinhon.

Shitja e tij, të paktën për këtë sezon, nuk konsiderohet aspak nga trajneri gjerman, por në orët e fundit klubi saudit, sipas raportimeve të medieve britanike, ka dërguar një delegacion në Liverpool për të bërë një ofertë të tretë për egjitianin, pasi dy të parat u refuzuan nga “The Reds”.

Al-Ittihad është i gatshëm të paguajë një shifër mbi 200 milionë euro për Salah, shumë kjo që mendohet se mund të shkaktojë lëkundje në radhët e krerëve të Liverpool-it.

-Advertisement-

Al-Ittihad shpreson të arrijë një marrëveshje në mbrëmjen e kësaj të marte, përndryshe ata do të largojnë vëmendjen në një objektiv tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera