Lajme

Clinton: Duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 16 December 2022

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shkruar për 25-vjetorin e anëtarisimit të Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë në NATO, duke thënë se falë anëtarësimit të tyre, NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt.

“Sot, 25 vjet më parë, anëtarët e NATO-s nënshkruan dokumentet që hapën rrugën për anëtarësimin e Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë në aleancë. Tani NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt për shkak të anëtarësimit të tyre”, ka shkruar Clinton në Twitter.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë”, shtoi ai.Clinton ishte president i SHBA-së gjatë kohës kur NATO bëri ndërhyrjen e parë dhe të vetme deri më tani, duke bombarduar caqet serbe, për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë.

-Advertisement-

Ndërhyrja e NATO-s bëri që Serbia, me në krye Sllobodan Millosheviqin, të dorëzohej dhe përfundimisht të largonte trupat e saj nga territori i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera