Sport

Clevelandi, tri humbje radhazi

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 30 October 2017

Clevelandi e ka nisur sezonin në mënyrë katastrofale, raporton zeri.info.

Cavaliers e kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi pasi u mposhtën në shtëpi nga New Yorku.

LeBron James po shfaq formë të mirë, por kjo është e pamjaftueshme pasi skuadra e tij ka shumë probleme në Lindje.

-Advertisement-

Ndërkohë, Antetokounmpo ka dhuruar spektakël duke ia siguruar fitoren Milwaukeet ndaj Atlantas. Ai realizoi 33 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime.

 

E kampionët aktualë, Golden State, u mposhtën në shtëpi nga Detroiti, edhe pse Kevin Durant (28 pikë) ishte i pandalshëm, ndërsa me lojë të mirë u shquan edhe Thompson (29) e Curry (27), por që ishte e pamjaftueshme.

Humbje pësoi edhe San Antonio, të cilit i kushtoi shtrenjtë një treshe e Oladipos në fund, për t’ia siguruar fitoren Indianas.

Kurse, Washingtoni ia doli ta mposhtë Sacramenton.

Rezultatet: Cleveland – New York 95-114, Atlanta – Milwaukee 106-117, Golden State – Detroit 107-115, Indiana – San Antonio 97-94, Sacramento – Washington 83-110, Charlotte – Orlando 120-113 e Brooklyn – Denver 111-124.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy