Lajme

“Ç’kapje përfundimtare”, Kryeministri Kurti flet si opozitar në tubimin e VV’së

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 13 June 2022

Kryeministri Albin Kurti dje ka “zbritur” në tubimin e VV’së ku është shënuar 17 vjetori i themelimit të këtij subjekti. Aty ka lënë të kuptohet se ende ka pengesa për t’i arritur qëllimet e tij si Kryeministër. Aktivistëve u ka thënë se, tash është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

Faqja zyrtare e këtij subjekti politik ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e aktivistëve, ku mori pjesë edhe kryeministri, njëherit kryetari i VV’së, Albin Kurti.

Ngjitur me këto fotografi, është publikuar edhe një citat i Kurtit.

-Advertisement-

Para aktivistëve, ai ka thënë se tash është koha e ‘mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme’.

“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera