Lajme

Çka thotë ligji? A duhet të paguhen grevistët, e shpjegon avokati Jashari

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 04 October 2022

Avokati, Arbër Jashari, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka shumë të diskutohet rreth ligjmërisë së ligjit për pagat, por që qeveria duhet të gjejë një modalitet për t’i kompenzuar grevistët.

“Këto janë dispozitat e Ligjit për Greva, të cilat po i shërbejnë qeverisë si bazë për mosekzekutimin e pagave ndaj punonjësve grevistë. Ka shumë çka të diskutohet, rreth ligjshmërisë se këtij veprimi, por ajo që dua të them është se qeveria duhet ta gjejë një modalitet për t’i kompensuar grevistetë. Nëse vërtetë Ligji është pengese, atëherë le ta merr një vendim, me anë të cilit do t’i kompensonte ata, aq sa e kanë rrogën mujore”, a ka shkruar Jashari.

-Advertisement-

Ndryshe ai tha se për këtë kompenzim qeveria le ta quaj si të dojë vetëm të mos i lërë njerëzit pa të ardhura mujore.

“Le ta quaj subvencion, le ta quaj shtesë, le ta quaj ndihmë, le ta quaj çkado tjetër, por njerëzit të mos i lerë pa të ardhurat mujore”, ka shtuar tutje Jashari.

Ndryshe ligji për grevat Neni 18 i thotë se:

Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, Ndërprerja ose largimi nga marëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme është i kundërligjshëm, paragrafi i dytë nuk zbatohet kur i punësuari gjatë grevës kryen një akt që bie ndesh me ligjin. Paragrafi 1, ku flet për pezullimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, është i dedikuar për punëtorin që futet në grevë. Pra, grevisti, i pezullon detyrimet që i rrjedhin nga kontrata që është edhe kuptimi i grevës.

Kujtojmë se kësaj të hëne ka filluar procesi mësimor pas plotë një muaji grevë në sektorin e arsimit./Gazeta Infokus/

Çka thotë Ligji për Greva që e bëri lëmsh Kosovën, pak orë pasi nisën punën grevistët?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera