Çka po ndodhë me ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë?
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 18 May 2017
Po bëhen pesë vite që prej vënies së gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Mirëpo, që atëkohë nuk është parë as investimi më i vogël në këtë projekt.
Gurëthemeli është puna e vetme që është kryer deri më tani. Ndërtimi po zvarritet, e përgjegjësinë nuk shihet se po e merr askush, shkruan Indeksonline.
Stina e pranverës ishte shpresa që do ta bënte me xhami Prishtinën. Të paktën kështu deklaruan në Bashkësinë Islame të Kosovës para tre muajsh.
Mirëpo as në pranverë, Prishtina nuk u bë me xhaminë e premtuar prej vitesh. Indeksonline ka tre muaj që ka raportuar se ndërtimi i xhamisë pritet të filloj në pranverë ashtu siç deklaruan në BIK.
Një gjë e tillë nuk ndodhi. E as që dihet kur do të ndodh.
Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarë për informim në BIK, për të kuptuar se pse nuk ka filluar ndërtimi i xhamisë siç u premtua.
Ahmet Sadriu, zëdhënës për informim ka thënë se plani ka qenë për pranverë, mirëpo nuk ka diçka të re në këtë drejtim.
I pyetur se a ka ndonjë datë kur pritet të filloj ndërtimi, Sadriu është përgjigjur se një gjë e tillë do të bëhet zyrtare me kohë.
“ Nuk kem të re kurgjo. Jo, jo s’ka fillu ende ndërtimi. Si të fillon e merrni vesh krejt këtë punë. Se ajo bahet pak ma zyrtare. Na i kanë përzi krejt tash. Prej Komunës së Prishtinës hala s’na kanë dhanë përgjigje”, ka deklaruar zëdhënësi për informim në BIK.
Indeksonline ka provuar të kontaktoj me zyrtarë për informim në Komunën e Prishtinës, por kontakti nuk ka qenë i mundur.
Sidoqoftë pyetjet janë përcjellur edhe në zyrën për informim në Komunë.
Ky projekt është dashur të fillonte qysh në tetor të vitit të kaluar. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtoj 20 milionë euro. Ndërsa prona për ndërtimin e xhamisë është ndarë nga Komuna e Prishtinës. /Indeksonline/
Të tjera
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...