Sport

Çka po ndodh me Real Madridin?

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 21 September 2017

Real Madrid e ka nisur shumë keq sezonin 2017/2018

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid, ka zhgënjyer tifozët e saj. Los Blancos mbrëmë është mposhtur në shtëpi nga Real Betis me rezultat 0:1.

Real Madrid nuk ka arritur që të shënojë gol, në një ndeshje, për herë të parë pas gati dy viteve, shkruan Goal.com, përcjell Express.

Ndeshje e fundit që Real Madridi nuk kishte arritur të shënojë gol ishte takimi ndaj Manchester Cityt (26 prill 2016), i cili përfundoi 0:0, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Kurse, Real Madrid nuk ka arritur të shënojë fitore në tre ndeshjet e fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë sezon. Kjo nuk u ka ndodhur madrilenëve që nga viti 2011. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera