Çka po ndodh me qeverinë Haradinaj, edhe tre ministra refuzojnë pagën me rritje
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 30 June 2018
Pos Bedri Hamzës, edhe dy ministra tjerë të PDK’së në Qeveri kanë refuzuar pagën me rritje që e ka vendosur Ramush Haradinajt. Ata janë: Abelard Tahiri e Besim Beqaj. Pagën me rritje ka refuzuar edhe Ministri i AAK’së, Rrustem Berisha. Këta ministra nuk kanë dërguar listat e pagave, në Ministrinë e Administratës Publike, me rritje qysh ka vendosur Shefi i Qeverisë. Në këtë mënyrë del se kundër vendimit të Haradinajt është të paktën edhe një zyrtar i lartë i AAK’së.
Tre ministra të Partisë Demokratike të Kosovës dhe një nga radhët e AAK’së, nuk po e duan pagën me rritje, vendim të cilin e mori muaj më parë Kryeministri Ramussh Haradinaj, miratimin e së cilës e dha edhe Gjykata Kushtetuese, ani pse Vetëvendosje pretendonte që në vendimin e shefit të qeverisë janë bërë shkelje ligjore.
Kësisoj, kundër Haradinaj për mos pranim të pagës 100 për qind me rritje, kanë dalë vetë vartësit e tij.
GazetaExpress merr vesh nga burime të sigurta në Ministrinë e Administratës Publike se katër ministrat e kësaj qeverie nuk e kanë proceduar listën e pagave në këtë ministri, rrjedhimisht pagat e tyre mbesin ashtu siç kane qenë.
Bedri Hamza
Ndërkaq, i gjithë kabineti qeveritar nga e premtja i kanë marrë superpagat e tyre me rritje, e po ashtu edhe pjesën retrokative.
Kjo nënkupton se kabinetit qeveritar u janë dalë dyfish më shumë para, që nga muaji dhjetor kur edhe shefi i Qeverisë vendosi për rritjen e tyre.
Nga ana tjetër, është e paqartë arsyeja pse ministri nga radhët e AAK’së ka dalë kundër Ramush Haradinajt.
Rrustem Berisha
Reagime për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave ka pasur edhe nga shoqëria civile dhe partitë opozitare. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.
Abelard Tahiri
Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar. Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jokushtetues.
Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.
Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.
Besim Beqaj
Vendimi për rritjen e pagave ka marrë tashmë edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës nuk e kishte cilësuar atë si jokushtetues
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...