Çka po ndodh me motin në Kosovë? – profesori Mustafë Bajrami dyshon që vërshimet vijnë si pasojë që Kosova nuk po i dëgjon ndërkombëtarët
Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 15 June 2023
Teologu Mustafë Bajrami me një status në rrjetin social Facebook duke u mbështetur në “analizat” e njëfar Arianit Sllamniku, ka tërhequr një paralele sa interesante, po aq edhe kakofonike.
Duke u bazuar te Sllamniku, Bajrami nënvizoi se moti i vranët dhe me reshje të shumta i ditëve të fundit, po del të jetë i kurdisur nga dikush, shkruan lajmi.net.
Ai tërhoqi një paralele me tërmetin në Turqi, që gjoja dikush nga dora e njeriut e paska shkaktuar këtë tërmet, pasi që presidenti turk është njeri i padëgjueshëm për perëndimin.
E po të njëjtën paralele ai e ka bërë edhe me Kurtin, pasi që sipas tij ky i fundit nuk po i dëgjon ndërkombëtarët, dhe për këtë arësye po na ndodhin fatëkeqësitë natyrore për të cilat ai dyshon se mund të jenë të krudisura.
Postimi i plotë:
Sipas të gjitha gjasave po dalin të vërteta e të bazueme parashikimet dhe analizat e Sllamniku Arianitit. Si u bë që të ndodhin tërmete, turbulenca sociale e vërshime në një shtet sa herë që ai shtet tregon padëgjueshmëri?! Çka është duke ndodhur me motin e Kosovës?! Qe një muaj nuk ndalet shiu duke i bërë kaq shumë dëme bujqësisë e infrastrukturës rrugore? Këso moti e kaq shumë shi nuk kam parë për dekada të tëra! Allahu hajr e boftë…!./Lajmi.net
Të tjera
-
Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij n...
-
Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës n...
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...