Çka përfitojnë Kosova e Shqipëria nga tregu i përbashkët i rrymës “ALPEX”?

Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 11 January 2023
Kosova e Shqipëria po e përbashkojnë tregun e energjisë elektrike.
Bursa “AlPEX” do të fillojë së funksionuari këtë vit, e që pritet të sjell risi në shitblerje të rrymës te të dyja vendeve.
Aksionar nga Kosova është Operatori i Tregut KOSTT me 43%, ndërsa OST-i i Shqipërisë ka 53%.
Kryesuesi i bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti, thotë se ALPEX do të ndihmojë në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në të dyja vendet, rrit konkurrueshmërinë dhe vendos çmime më të favorshme për konsumatorët.
Kjo nismë po pritet mjaft mirë edhe në shtetin shqiptar. Njohësi i energjisë, Azmer Duleviq, këtë marrëveshje e cilëson si “ëin-ëin” sepse përfitojnë të dyja vendet. Sipas tij, përmes bursës pritet të stabilizohen luhatjet e mëdha kur ka nevojë për blerje të rrymës.
Tashmë është hartuar edhe korniza rregullative, ndërsa sipas kryesuesit të bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti, fillimi i bursës ndahet në dy etapa.
“Parashikimet për funksionalizimin e ALPEX për tregun e Shqipërisë janë në tremujorin e dytë të vitit 2023 ndërsa bashkimi i tregjeve Shqipëri dhe Kosovës është për tremujorin e tretë të këtij viti”, shton Mehmeti.
Sfidë fillestare mbetet përvoja, mirëpo Duleviq, thotë se do të ketë nga Greqia për transaksionet e para dhe trajnimin e stafit.
Alpex do të mundësojë tregtimin e rrymës brenda ditës, apo një ditë para, mes Kosovës dhe Shqipërisë, mirëpo plani afatgjatë është edhe zgjerimi në tregje tjera të rajonit.
Me funksionalizimin e tregut të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ALPEX do të bëjë:
a) organizimin dhe zhvillimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike, në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit;
b) organizimin e ankandeve të shitblerjes së energjisë elektrike dhe pranimin e ofertave për shitje dhe ofertave për blerjen e energjisë elektrike në kushtet e tregut të organizuar;
c) vendosjen e çmimeve të tregut të tregjeve të organizuara, për çdo periudhë kohore të specifikuar, dhe njoftimin e të gjitha palëve për detyrimet reciproke;
d) njoftimin e rezultateve të tregut të organizuar dhe informacioneve të tjera në lidhje me tregun e energjisë elektrike për pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit;
e) menaxhimin e procesit të shlyerjes financiare përfundimtare dhe faturimit në tregun e organizuar të energjisë elektrike.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...