Lajme

Çka parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 20 September 2021

Asnjë automjet i cili hynë nga Serbia në Kosovë nuk mund të kalojë më targa KS.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës përmes një vendimi të marrë sot, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas këtij vendimi, obligohet që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme.

-Advertisement-

Pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

“Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeqla.
Për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera