Lajme

“Çka ka qëllu” restoranti i kosovarit në top 10-shën më të mirë në New York

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 10 December 2019

Restoranti “Çka ka qellu” i kosovarit ka hyrë në top dhjetëshen e restoranteve në New York të SHBA-së, shkruan gazeta inFokus.

Ky restorant shërben ushqime tradicionale shqiptare e madje edhe emri i tij lidhet me traditën mikpritëse të vendit tonë.

Ramiz Kukaj pronari i restorantit në një status në facebook ka thënë  se vullneti për të ruajtur traditën tonë të lashtë duhet të jetë më i madh se frika e asimilimit të mërgimtarëve.

-Advertisement-

“TOP 10. Sa më shumë që mendojmë se ne mërgimtaret do asimilohemi aq ma i madh duhet të jetë vullneti për të ruajtur Traditën tonë të lashtë në këtë vend të bekuar. Neve na ka beku i madhi zot me emrin Shqiptar e me tradita e kokën lart se nuk ka si e jotja”, shkruan Kukaj.

Në listën e restoranteve më të mirë në New York “Çka ka qellu” zë vendin e shtatë.

New York Times ka shkruar se nëse të gjithë restorantet kanë filluar të ju duken njësoj atëherë duhet të vizitoni “Çka ka qellu” për të ndryshuar përditshmërinë tuaj./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera