Sport

City triumfon në Londër ndaj Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 01 January 2022

Edhe pse ishte nikoqir e në epërsi, Arsenali nuk arriti ta mposhtë Manchester City-in, shkruan Gazeta Infokus.

Përballja mes këtyre dy ekipeve përfundoi më rezultat 1 me 2 për mysafirët nga Manchester-i.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Bukayo Saka i Gunners në minutën e 31.

-Advertisement-

E pas penalltisë së shkaktuar nga Granit Xhaka, Riyad Mahrez shënoi nga pika e bardhë për të barazuar shifrat 1 me 1.

Në minutat shtesë futbollisti spanjoll, Rdori, u përkujdes që City të largohet më tre pikë nga Londra.

Përballja mes dy ekipeve gjigande të Premier Ligës, u përcoll edhe me mjaft tension.

Gabriel i Arsenalit u ndëshkua me karton të kuq, ndërkaq gjashtë lojtar tjerë morën karton të verdhë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera