Sport

City thyen një rekord të madh në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 10 December 2017

Manchester City ka shënuar fitore 1:2 ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, në kuadër të Premierligës angleze.

Skuadra e Pep Guardiolas është duke marshuar drejt titullit kampion në Premierligë, pas fitores 1:2 ndaj Manchester Unitedit.

Kjo ishte fitorja e 14 më radhë në Premierligë, duke thyer rekord kështu si skuadra e parë që shënon kaq fitore në një sezon.

-Advertisement-

14 fitore kishte arritur edhe Arsenal në vitin 2002, por 13 i kishte shënuar në sezonin 2001/02 dhe një tjetër në sezonin 2002/03.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera