City-Real, Juve-Lyon/ Sot Champions mes enigmave…
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 07 August 2020
Pas plot 163 ditësh do të rikthehet në skenë akti i mbetur i dramës futbollistike mes Mancester Sitit dhe Realit të Madridit, një nga dy përballjet e programuara në Ligën e kampioneve që do të kompletojnë edhe fazën e ardhshme.
Sfida e dytë mes gjigantëve të futbollit kontinental do të nisë llogaritë nga suksesi 2-1 i armatës së Pep Guardiolës.
Që nga muaji shkurt kur shënuan Isco, Jesus e De Bruyne pati një vakuum të gjatë me pandeminë që tronditi botën. Etihad Stadium do të jetë sot në mbrëmje në orën 21:00 bosh për shkak të masave ndaj koronavirusit, e kjo e kthen në një enigmë skuadrën që do kualifikohet, pasi një sukses 0-1 i jep galaktikëve biletën në raundin tjetër.
Citizens nuk do të kenë në fushë Agueron për shkak të dëmtimit ndërsa Mendi’ nuk luan për shkak pezullimi. Në kampin tjetër Real ka lënë në shtëpi Geret Bejl, por synon t’i japë disa minuta belgut Hazard.
Një sfidë që vlen kualifikimin është edhe ajo në Juventus Stadium mes kampionëve të Italisë dhe Lionit. Francezët do të mbrojnë me fanatizëm suksesin minimal 1-0 të muajve më parë por periudha inaktive e gjatë është në dëm të tyre. Lion nuk luan prej 5 muajsh nëse përjashtojmë finalen e Kupës ndaj PSG, por do të shkojë në finalet e Lisbonës këtë sezon, nëse arrin ti rezistojë bardhezinjve.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...