Sport

City në ndjekje të United, synohet rekordi i 1999

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 18 May 2023

Manchester City ka dhe 5 ndeshje deri në fundin e sezonit, ku synon të marrë tre trofe. Të besuarit e Pep Guardiolës po zhvillojnë një fund sezoni magjik, ku janë në garë për të marrë trofeun e Champions League, titullin e Premier League dhe FA Cup. “Qytetarët” janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka mund ta vendosin në vetëm 3 ndeshje.

Nëse City arrin që të mundë Chelsea këtë fundjavë, matematikisht do të jetë kampione e Anglisë, ndërkohë që më pas mund të përgatisë dy ndeshjet e muajit qershor. Në datën 3 të muajit të ardhshëm, skuadra e Guardiolës do të luajë finalen e FA Cup me Manchester Unidet, ndërsa një javë më vonë në Stamboll takon Interin për finalen e Ligës së Kampioneve.

Nëse Manchester City do të arrijë që të marrë të tre këto trofe, atëherë do të përsërisë suksesin e 24 viteve më parë të Manchester United. Asokohe, rivalët e qytetit arrin suksesin në të trija frontet, e tani historia mund të përsëritet, me Cityn që ka në dorë për të veshur Manchesterin me ngjyrat e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera