City gjen zëvendësuesin e Fernandinhos, Nunez pranë kalimit te Liverpool

Autori: Gazeta inFokus
12:34 | 09 June 2022
Me largimin e Fernandinhos, drejtuesit e Manchester City-t kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit. Emri i parë në listën e trajnerit të “Cityzens”, Pep Guardiola është 26-vjeçai i Leeds United, Kalvin Phillips, të cilin spanjolli ka kohë që kërkon ta ketë në organikën e tij. Momentalisht mesfushori është i grumbulluar me kombëtaren angleze, për Nations League. Sipas mediave angleze, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Anglisë do të nisin zyrtarisht bisedimet me klubin nga Yokshare pasi lojtari të rikthehet nga grumbullimi me kombëtaren. Kalvin Phillips është nën kontratë me Leeds deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro, shumë të cilën drejtuesit nuk kanë ndërmend ta ulin.
Darwin Nunez është gjithmonë e më pranë kalimit te Liverpooli. Sulmuesi i Benficas është objektivi kryesor për repartin e avancuar të “The Reds”. Pikërisht afrimi i Nunez te ekipi i Klopp do të lironte Sadio Mane, i cili kërkohet nga Bayern Munich. Përsa i takon klubit anglez, drejtuesit kanë arritur akordin me lojtarin uruguajan dhe janë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe me klubin portugez, që për të lënë të lirë lojtarin kërkon 100 mln euro plus bonuse. Palët janë në fazë të avancuar me bisedimet, por Liverpooli nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 75 milionë euro për lojtarin, por portugezët nuk lëshojnë pe dhe synojnë që paktën të mos ulen poshtë shumës prej 80 milionë eurosh.
Të tjera
-
AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”
Dikur Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e ...
-
Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha sta...
-
PAMJE/ Lopët kullosin midis qendrës së Pejës, alarmohet komuna
Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën. Kështu shihe...
-
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur
Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrug...
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...